Ujërat e zeza pushtojnë rrugët
dhe lagjet në qendër të Tiranës

Ujërat e zeza pushtojnë rrugët<br />dhe lagjet në qendër të Tiranës
TIRANE- Sikur të mos mjaftonin temperaturat e larta të ditëve të gushtit dhe herë herë edhe mungesa e ujit të pijshëm, banorëve të rrugës “Prokop Mima”, pranë kompleksit “Dinamo” iu është shtuar edhe një tjetër problem.
 
Prej afro një jave, ujërat e zeza nuk qarkullojmë më në tubacionet e tyre, por kanë dalë hapur mbi asfalt, duke shkaktuar një situatë alarmante dhe të rrezikshme për banorët. 

Megjithëse situata është e tillë prej një jave dhe ujërat e zeza gëlojnë mbi rrugën kryesore ku kalojnë qindra makina e njerëz, asnjë masë nuk është marrë nga bashkia e kryeqytetit, e cila ka për detyrë të ndërhyjë për të rregulluar këtë problem mjaft shqetësues për banorët e zonës.

Nuk ka asnjë reagim nga Drejtoria e Kanalizimeve në Bashkinë e Tiranës. Banorët përreth i kërkojnë ndihmë mediave të sensibilizojnë strukturat e bashkisë për të ndërhyrë urgjent.
 
Era e keqe që shkaktojnë ujërat e zeza ka sjellë jo pak shqetësime për banorët e zonës që jetojnë në zonën mes kompleksit Dinamo dhe Komunës së Parisit, lagje kjo e mbipopulluar.
 
Veç erës, si pasojë e temperaturave të larta, banorët, por kryesisht fëmijët, rrezikohen edhe nga epidemitë.
ujerat e zeza, prokop mima
 (Foto nga rruga "Prokop Mima" në Tiranë)

SHQETËSIM PËR TIRANËN EDHE ERA E RËNDË E LANËS
Veç problemi të ujërave të zeza në disa zona, një tjetër shqetësim për kryeqytetin mbetet era e rëndë e Lanës, ku derdhen ujërat e zeza, sidomos në stinën e verës. Ky realitet është kthyer në një shqetësim dhe frikë për përhapje të ndonjë epidemie. Qytetarët nuk kanë ngurruar të shprehin shqetëimin dhe revoltën e tyre.


Redaksia Online
(e.s/mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit

OBSH: Arrihet pajtim për pauza të shkurtra në luftime në Gazë për vaksinim kundër poliomielitit