Ujësjellësi i Himarës ‘than’ Shushicën? Aktivisti Peçi: Të ndalen punimet, dëmtohet Vjosa! Goro: S’ka dëme! Projekti i qeverisë, puna do vijojë

Me një vlerë afro 9. 5 milionë euro ka nisur puna për ndërtimin e ujësjellësit të ri të Himarës. Report Tv sjell pamjet nga kantieri i punimeve që është ngritur në brigjet e Shushicës, ose si e njohin vendasit Lumi i Vlorës, në fshatin Kuç.

Uji që do futet në tuba, merret në burimin e Lepushkës, i cili është burimi kryesor për lumin e Shushicës, degëzim i Vjosës, shpallur së fundmi nga qeveria, Park Kombëtar. Pikërisht për mbrojtjen e Vjosës dhe gjithë burimeve ujore të zonës së Kurveleshit, Bajram Peçi i ftuar në Report TV bëri thirrje për ndërprerjen e punimeve!

“E përcakton ligji i vitit 2009, e përcakton qartë që Shqipëria ka 13 paqe kombëtare që mbrohen me këtë ligj, ky është i 14 park kombëtar. Që të mbrohet, Parku Kombëtar duhet t’i nënshtrohet tëra nenve të këtij ligji, që përcakton qartë që nuk mund të ndërhyhet me në Park Kombëtar për t’i ndryshuar rrjedhën, shtratin, për të marrë ujin duke lënë tashmë komunitetin e banorëve Pushkë, Kallrabë, Granisht e më tej”, tha Peçi në Report Tv.

Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro thotë se ujësjellësi është projekti i Fondit Shqiptar për Zhvillim dhe ndërtohet me kredi të Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW).

“Projekti i ujësjellësit të Himarës do të zgjidhë përfundimisht problemin e furnizimit me ujë dhe do japë një hov zhvillimit të zonës bregdetare nga Qeparoi, Piluri, Himara, Vuno. Ky investim do të furnizojë me ujë rreth 45 mijë banorë dhe është një investim i parashikuar për një periudhe mbi 30-vjeçare. Ky projekt i ka kaluar fazat e studimit ndikimit ne mjedis dhe gjithë specialisteve të huaj që bërë matjet për prurjet e burimit për një vit rresht. Është brenda standardeve dhe ka kaluar të gjitha lejet e mundshme. Ujësjellësi do të përfundojë në vitin 2024”.

Në intervistën për Report Tv, ai thekson se ndërtimi i ujësjellësit nuk sjell dëme për Shushicën as për Vjosën, pasi vetëm ¼ e ujit do futet në tuba.

“Patjetër që investimi do të vijojë. Vendimi për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar do të thotë që përgjegjësia do të jetë më e madhe për këto investime. Do ketë kontroll më të madh për të ruajtur standardet dhe të gjitha procedurat që lejojnë për të marë ujë nga burimi i Lepushkës. Deri tani janë bërë matjet e nevojshme dhe ne do të marrim 1/4  e furnizimit me ujë në piken më të ulet që është në shtator. Në shtator janë 500 litra/sekondë. Ne do të marrim 130 litra/sekondë. Kompania që e ka marrë është kompani e huaj dhe çdo ndërhyrje që bëhet është në bazë të standardeve që ruan shtratin dhe natyrën e lumit të Shushicës. Ky investim nuk ka për t’a dëmtuar pasi banorët me këtë lumë kanë ngritur jetën e tyre për vaditje apo edhe ujë të pijshëm”, shprehet ai. 

Por, Bajram Peçi thotë se nuk është e vërtetë që do marrin 130 litra ujë/sekondë.

“Nuk është e vërtet që do marrin 100-150 litra ujë. Tubat që kanë mbërritur te ura Laskës janë të dimensionit 600, çka do të thotë që atje nuk do ngelet asnjë pikë ujë dhe s’do rrjedhë më nga shtrati i Lepushkës deri tej Ivranishtit asnjë pikë tjetër. E gjithë kjo është bërë me projekte, por është harruar projekti bazë, komuniteti i fshatrave që nuk është pyetur”, tha ai.

Peçi shprehet se ky ujësjellës i ri, rrezikon të lërë pa ujë të pijshëm banorët e zonës që marrin ujë nga Shushica, ndërsa thotë se rrezikohet edhe peshku i rrallë Pestrova, i cili është futur në enciklopedinë botërore.

“Nga ky ujë banorët marrin për të pirë, se s’ka tubacione për të çuar ujin nëpër fshatra. Uji i Shushicës është uji i pijshëm dhe merret nga banorët, pastaj po ky ujë shërben për të vaditur ato pak toka. Me këtë ujë jetojnë tërë gjallesat, por sidomos një peshk i rrallë, Pestrova, peshku i lumit Shushicë. Është një peshk që ka hyrë në enciklopedinë botërore. Ai zhduket përfundimisht”, vijoi ai.

Ndërkohë banorët e Kuçit shprehen pro ujësjellësit dhe kundërt ndërtimit të një hidrocentrali, projekti i të cilit mbetet i paqartë.

“Ne kemi qenë që shpejt që Himara të marrë ujë nga ne pasi keni dhe banorë të Kuçit që jetojnë në Himarë. Nuk na prish punë sepse uji është përdorur edhe për vaditje. Jemi dakort me investimin por jo me ndërtimin e hidrocentraleve”, tha banori Landi Lalaj.

Shtrirja e tubave nga burimi i Lëpushkës në Himarë është vetëm faza e parë e punimeve me vlerë 9.5 milionë euro, pasi në total “Programi i Ujësjellësve Ruralë IV” me vlerë e 44 milionë euro përmban 4 lote. Fondi Shqiptar i Zhvillimit tha për Report TV se nga burimi do merret 140 litra uje /sekond, linja e transmetimit prej 17 kilometra do të jetë me tuba gize që nuk do të prekë shtratin e lumit. Ndërsa në lotin e dytë do të ndërtohet depoja e ujit në fshatin Pilur dhe një minihidrocentral, që do kushtojë 12 milionë euro. Ne lotin e 3 e te 4 te punimeve, kanalizimet dhe filtrimi i ujerave te zeza.

 

SI.E./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liberta: 21/03/2023 23:11

    Kuçi duhet të kërkojë autonomi jashtë Bashkisë Himarë,le të jenë një Bashki bashkë me Fshatrat rreth e rrotull,Bolenë Kallarat Vranisht Horë Smokthinë etj

    Përgjigju
  • Me2Me2: 21/03/2023 21:26

    Ka uje shqiperia per aq njerez sa pa pase nevoj me tha lumenje , par keta duan ta marrin falas dhe ta shesin me para ..e kane ndare mendjen me e tha ate vend nga veriu ne jug ... keto bukuri natyrore i kishin ngele ketij vendi dhe keto po ikin , as 10 vjet nuk do kalojne dhe do i kerkoni ata lumenje . Ta gezojm shkretetiren

    Përgjigju
  • SADIU: 21/03/2023 21:25

    Të drejtë ka ky aktivisti, a u pranua që Vjosa të jetë e egër, tani e kanë radhën njerzit shumë shpejt do ti çojmë në rendin primitiv, uji duhet të pinë në gjurmën e gomarit. Them se idiotizmat e "ambietalistëve" do vazhdojnë por mos durimi i banorëve në pellgun e Vjosës do të jetë më i madh, shpejt do ta zbusin lumin dhe do të egërsohen këta ithtarët e tij.

    Përgjigju
  • aleko: 21/03/2023 18:29

    Shiko cfar ambjentalista idjot.... O kafshe flitet per uje te pishem o qelbesira...

    Përgjigju
  • Balili: 21/03/2023 16:19

    O Goro Gorja Gorani i Boshnjakëve,po ku janë Kuç -jotët e Trimat e Labërisë?!Denoncoje e le të marrë ujë nga Maja e Pilurit ose në Potam?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja