Ujësjellësi i ri Belshit, Balluku: Jo vetëm ujë cilësor 24 orë për 33 mijë banorët, por dhe model i efiçensës së energjisë

Ujësjellësi i ri Belshit, Balluku: Jo vetëm ujë cilësor 24 orë për 33 mijë banorët, por dhe model i efiçensës së energjisë

BELSH- Në Bashkinë Belsh, kanë nisur punimet për ndërtimin e ujësjellësit të ri, një investim i qeverisë shqiptare, i ndarë në tre faza dhe që do të garantojë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm për afro 33 mijë banorë. Për herë të parë, në këtë ujësjellës do të pilotohet funksionimi i tij përmes autoprodhimit të energjisë elektrike duke reduktuar në këtë mënyrë kostot.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtori i AKUM, Alqi Bllako dhe kryetari i Bashkisë Belsh, Arif Tafani, kanë inspektuar punimet për ndërtimin e ujësjellësit, ku janë njohur nga afër me ecurinë e tyre.

Duke ju referuar potencialit turistik që ofron bashkia e Belshit, ministrja Belinda Balluku tha se qeveria ka investuar dhe do të vijojë të investojë në këtë zonë, për të përmirësuar infrastrukturën me qëllim nxitjen akoma dhe më shumë të zhvillimit të turizmit.

“Fakti që ne do arrijmë brenda vitit 2021 të shërbejmë 33 mijë banorë, ose rreth 2900 abonentë ujë të pijshëm 24 orë, është një arritje shumë e madhe, pasi kështu mbulojmë një nga zonat më interesante turistike, por nga ana tjetër plotësojmë dhe një nga pesë kolonat e strategjisë që qeveria ka, që është ajo e ujit, pra për t’i ofruar çdo qytetari për frymë rreth 150 litra në ditë' u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë shtoi më tej se ujësjellësi i Belshit do të jetë i pari ku një institucion shtetërore do të jetë edhe autoprodhues duke hedhur kështu një hap të rëndësishëm drejt efiçencës së energjisë.

“Ky ujësjellës do të kthehet në një ndërmarrje fitimprurëse. Është e ditur tashmë që ujësjellësat kanë pasur problematika kryesisht përsa i përket furnizimit me energji dhe në këtë rast këtu do të pilotojmë edhe energjinë e prodhuar nga dielli. Kjo është shumë e rëndësishme pasi do jetë projekti i parë kur vetë një njësi shtetërore administrative, do të jetë autoprodhues. Efiçenca e energjisë është primare dhe ne po mundohemi sot ta shtrimë në të gjitha godinat shtetërore. Kemi nisur me Ministrinë e Infrastrukturës dhe në godina të tjera ku përmes paneleve prodhojmë energjinë që konsumojmë gjatë ditës”, nënvizoi Balluku.

Ministrja Balluku u ndal edhe në një tjetër zhvillim të rëndësishëm për zonën e Dumresë, siç është marrëveshja hidrokarbure e firmosur pak ditë më parë mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe kompanisë italiane ENI.

“Zona e Dumresë vitin 2019 e ka mbyllur edhe me një arritje të madhe përsa i përket kontratës që kemi mbyllur me ENI-n. Kjo kontratë është akoma dhe më e mire, përsa i përket të gjithë kujdesit që kompania duhet të tregojë për mjedisin këtu në Dumre, duke qenë se ky është një vend me potencial të lartë turistik. Kjo kontratë do jetë shumë e mirë gjithashtu edhe për zhvillimin ekonomik të zonës, pasi parashikohet punësim dhe me pas trajnim të stafeve teknike, të cilat do punojnë për kompaninë ENI dhe gjithashtu dhe të studentëve të ekselencës që janë nga kjo zonë dhe sot studiojnë në Universitetin Gjeologjik të Tiranës”, shtoi ministrja Belinda Balluku.

Drejtori Bllako bëri të ditur detaje të këtij projekti, ku faza e parë e tij pritet të përfundojë brenda dy muajve të ardhshëm për t’i hapur rrugë më pas fazës së dytë dhe të tretë.

“Faza e parë konsiston në 14 kilometra linjë kryesore nga stacioni kryesor i pompimit në Shelg, kalon nëpërmjet depos Gastare dhe del në depon e qytetit të Belshit. Gjithashtu gjatë fazës së parë do të hapen dhe tre pus-shpime të tjera për të garantuar sasinë e nevojshme të ujit duke u shtuar edhe me tre puse të tjera gjatë fazës së dytë. Gjithashtu do ndërtohet dhe një depo e re 1 mijë metra kub. Por, risia më e madhe e këtij ujësjellësi, që është risi dhe në nivel kombëtar, është impianti fotovoltaik që implementohet për herë të parë dhe do të bëjë të mundur që ujësjellësi i Belshit të ketë zero kosto të energjisë elektrike”, u shpreh Bllako.

Nga ana e tij, Kryetari i bashkisë Belsh, Arif Tafani falënderoi qeverinë për investimet e bëra në këtë bashki teksa shtoi se ndërtimi i ujësjellësit është një premtim i mbajtur tashmë, të cilin kryeministri Edi Rama e bëri para banorëve të kësaj zone.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja