Uji në shërimin e sëmundjeve
 Ja rëndësia që ka për njeriun

Uji në shërimin e sëmundjeve<br /> Ja rëndësia që ka për njeriun
Shumë njerëz kujdesen për ushqimet që duhet të konsumojnë, duke menduar për çdo detaj, por harrojnë që ashtu si ushqimi, uji ka një rëndësi të veçantë për trupin e njeriut. Gjatë verës një njeri pi 400% më shumë ujë se në sezonet e tjera, prandaj është e rëndësishëm që të kihet kujdes me zgjedhjen e tij.

“Njeriu është ai çfarë ha dhe nga ajo që ai pi, sidomos gjatë sezonit të verës” – thotë Ludëig Feuerbach, studjues i trupit të njeriut. Uji përbën 60% të peshës  trupore të një të rrituri. “Uji është mjeti me të cilin trupi eliminon mbeturinat, por është gjithashtu thelbësore për shkak se vepron si një amortizues të nyjeve dhe indeve, e mban lëkurën elastike dhe të fortë dhe siguron konsistencën e përmbajtjes zorrëve”, - tha studjuesi Mariangela Rondanelli , profesor i shkencës dhe teknikave të aplikuara në Universitetin e Pavias.

Ndryshimet, sado i vogël, në përbërjen e lëngjeve nuk arrin të “tolerohet nag trupi”, duke sjellë prombleme me mushkritë, zemrën, stomakun etj. Në mënyrë që trupi juaj të mos ketë shqetësime, duhet të konsumoni të paktën 1 litër e gjysëm ujë në ditë. Nëse konsumohet më shumë, thonë, studjuesit atëherë është akoma dhe më mirë, pasi ndikon në tretjen e shpejtë të ushqimeve dhe ndihmon stomakun gjatë këtij procesi.

“Nga mungesa e ujit rritet rreziku i sëmundjes së veshkëve, bllokimi dhe infeksioni i rrugëve të urinimit, tharja e lëkures dhe mukozes, që mundëson depërtimin më të lehtë të virusëve dhe bakterieve në mbrendi të trupit. Gjatë temperaturave të larta, aktiviteve të rënda fizike, diaresë dhe etheve, shtohet nevoja për ujë.

Ata që djersiten shumë, ata që shpesh janë në lëvizje e udhëtim ose ata të cilët me kënaqësi shkojnë në saunë, duhet të llogarisin se duhet shtuar sasinë e ujit deri më tri herë! Etja shkaktohet kur trupi ynë ka humbur më shumë se 0.5 % të peshës në formë të ujit, që do të thotë se një person që peshon 70 kg ndjen etje pas një humbje prej 350 ml te ujit.

Shpesh ndodh që kjo ndjesi të mos përceptohet e sidomos në pleqëri, kur bie aktiviteti i qelizave dhe receptorëve që përceptojnë etjen. Në gjendje stresi fare pak mund të përceptojmë etjen, që ka për pasojë zvogëlimin e koncentrimit dhe shfaqjen e lodhjes.

Shkaktarë i shpeshtë i kokëdhembjeve është uji i pakët në organizëm. Uji ndihmon të humbni në peshë, pa marrë parasysh se ç’lloj diete mbani. Uji nuk përmban kalori, por ndihmon në harxhimin e energjisë”, - thonë studjuesit. Edhe pse uji është konsideruar si një lëng pa shije, përbërja e tij mund të ndikojnë në karakteristikat organoleptike “Pini të paktën një litër e gjysmë ujë në ditë është një tregues i mirë për të gjitha sëmudnjet. Kur temperatura është më e lartë, ose në qoftë se ajo rrit nivelin e aktivitetit fizik, gjithashtu duhet të rritet kosnumimi i ujit.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 3 Qershor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris

Veton Surroi: Akomodimi mendor me presidenten Harris