TIRANE-Bashkia e Tiranës dhe Ujësjellës-Kanalizime vijuan edhe dje aksionin për monitorimin e situatës në terren dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme, si në zonat periferike, ashtu edhe brenda qytetit, thuhet në një njoftim për mediat nga Bashkia e Tiranës.
Në vijim të deklaratës së Bashkisë së Tiranës, theksohet se “Grupet e Task-Forcës, me ndihmën e Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, Prefekturës dhe stafit teknik të Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, u përqendruan në zonën e Dajtit, Babrrusë, Kombinatit, rruga e Kavajës, Pallati me Shigjeta, Ali Demi etj, si dhe në linjat e transmetimit DN 700 dhe DN 1000.Vetëm gjatë ditës së djeshme, grupet e punës në terren kanë verifikuar 997 abonentë, familjarë dhe biznese”.
“Gjatë kontrolleve janë identifikuar dhe shkëputur 318 raste të lidhjeve të paligjshme në rrjetin e ujësjellësit, ku uji i pijshëm përdorej për ujitje, ndërsa kanë vendosur 21 gjoba për familjarë dhe 11 të tjera për biznese të ndryshme.”Një pjesë e këtyre rasteve janë referuar në organet ligjzbatuese të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, ndërsa është bërë edhe shoqërimi i tre personave në polici”, thuhet njoftimin e Bashkisë së Tiranës.
Po ashtu, Bashkia e Tiranës u drejtohet qytetarëve, të cilët kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm apo konstatojnë raste të lidhjeve të paligjshme, se mund të telefonojnë në numrat e vendosur në dispozicion, 0800 44 88 të Ujësjellësit të Tiranës.
[gallery]22903[/gallery]
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

FOTO