Jetonte mes parave, mirëpo ato nuk i mjaftonin kurrë. Duke kërkuar të fitonte gjithnjë e më shumë, papritmas zhytet në krim dhe përfundon prapa grilave. Kështu e sjell historinë e vërtetë të Jordan Belfort, i njohur si “The Wolf of Wall Street”, apo “Ujku i Wall Street”, regjisori Martin Scorceze, nëpërmjet aktorit Leonardo Di Caprio në filmin me të njëjtin emër.
Pak a shumë një histori të ngjashme me filmin “Ujku i Wall Street”, që po thyen rekordet e shikueshmërisë në kinematë botërore, mund të ketë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ukë Rugova, i cili u arrestua të mërkurën nga policia e EULEX-it, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale të krimit të organizuar, mashtrimit dhe ushtrimit të ndikimit.
Djali i vogël i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, Uka, nuk ka qëndruar asnjëherë keq financiarisht, as sa ishte gjallë presidenti, e as pas vdekjes së tij.
Po bëhen gati katër vjet kur Uka është deputet i Kuvendit të Kosovës dhe njëkohësisht partia të cilën e udhëheq ai, Lista “Ibrahim Rugova”, ka përfaqësim të madh në Qeverinë e Kosovës, në nivel zëvendëskryeministri e ministri.
Mirëpo, lakmia për të fituar edhe më shumë para, e futi edhe në veprimtari ilegale, atë të shitjes së vizave italiane, në bazë të të cilave dyshime edhe u arrestua një ditë më parë.
Nivel më të ulët për një deputet, për më tepër që ai deputet të jetë edhe djali i presidentit historik të Kosovës, se sa të përfshihet në shitje të vizave, nuk besoj se ka.
Përpos se është një njollë e zezë për familjen, është një njollë edhe për shtetin e Kosovës, për të cilin punoi shumë gjatë presidenti Rugova.
Nuk e di si do t’i bindin zyrtarët e institucioneve të Kosovës drejtuesit e Bashkimit Evropian për heqjen e vizave për kosovarët, kur ligjvënësit e vendit përfshihen në skandalin e shitjes së vizave të një shteti me nidikim në BE (Italisë), ende pa e marrë epilogun skandali që ndodhi një vit më parë me pasaportat biometrike në Ministrinë e Brendshme, ku një kompanie austriake iu morën 1.4 milionë euro korrupsion.
Uka, bashkë me disa persona tjerë, të cilët po ashtu u arrestuan, dyshohet se u përfshi në shitjen e disa vizave italiane, ku secila prej tyre kushtonte deri në 3500 euro.
Pra, bëhet fjalë për dhjetëra mijëra euro, apo edhe më shumë, të siguruara në mënyrë joligjore, në dëm të qytetarëve, të cilët dëshirojnë të ikin për në Evropë nga një vend i pazhvilluar ekonomikisht dhe me një shkallë të lartë të korrupsionit, ku ligjet bëhen nga deputetët e sojit të Ukës.
Për dallim nga vëllai i madh, Mendimi, i cili po e jep kontributin në fushën e meterologjisë, prirjet e djalit “haram” Uka i kishte treguar qysh herët, në të njëzetat e tij.
Duke u përfshirë në aktivitete të ndryshme ilegale, ai ia kishte marrë fytyrën presidentit Rugova edhe sa ishte gjallë, duke ia çuar policinë disa herë në shtëpi për të kryer bastisje.
Por, kulminacioni i së keqes është skandali i fundit me viza, kur Uka tashmë ishte kthyer i diplomuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kur e zë vendin e deputetit në Kuvendin e Kosovës.
Duke qenë deputet, atij po ashtu iu dha mundësia ta mbikëqyrë punën e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Megjithatë, si mbikëqyrës i AKI-së, Uka si duket nuk i kishte informatat se edhe ai po hetohet dhe se do të arrestohet pas dyshimeve për përfshirje në aktivitete ilegale.
Nëse nga mashtrimet e tmerrshme, duke arritur fitime marramendëse, Belfort ishte bërë i njohursi “Ujku Wall Street”, me skandalin e vizave Uka padyshim mund ta marrë epitetin e Ujkut të Dragodanit, aty ku u bënë dallaveret me vizat italiane.
Marre nga "Zeri"
/Shqiptarja.com