Ultranacionalisti i dikurshëm i Serbisë, i cili nuk e kishte kundërshtuar idenë që të gjithë shqiptarët e Kosovës t’i bëjë konserva, fitoi shumicën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi.
Lideri i Partia Përparimtare Serbe, Aleksandër Vuçiq, u dëshmua si politikani më me ndikim, jo vetëm në Serbi, por edhe në Ballkan. Nxënësi i Sheshelit, i demokratizuar krejt vonë, erdhi në qeverisje me premtimin se do ta çrrënjosë korrupsionin, do të krijojë vende të reja pune dhe se do ta integrojë Serbinë në Bashkimin Evropian.
Në të tri çështjet, Vuçiq u tregua fleksibil.
Ai edhe pse ishte zëvendëskryeministër i Serbisë, i priu Task-Forcës kundër korrupsionit dhe me lëvizjen e parë si lider, e çoi në burg magnatin e biznesit, Mirosllav Mishkoviq, i njohur biznesin e shtrirë përmes aksioneve në Kosovë dhe në Shqipëri.
Kur Vuçiqi e goditi në kokë biznesmenin me të fuqishëm të rajonit, afaristët e vegjël u palosën si kockat e dominosë, kryesisht ata që kishin privatizuar disa ndërmarrjeve shoqërore, por duke përdorur si në Kosovë lidhjet me klanin qeveritar.
Edhe në këtë lojë shahu, Vuçiq u tregua i zhdërvjelltë duke rishikuar, një nga një, gjithë procesin e privatizimit.
Çështja tjetër që i jep kredibilitet atij është integrimi i Serbisë në Bashkimin Evropian. Pavarësisht se Brukseli nuk ia bëri “like” fitores së “radikalëve të moderuar”, prapë ia dha një mundësi veprimi. Dhe Vuçiq bashkë me presidentin serb, Nikoliq ditën që ta shfrytëzojnë mundësinë dhe brenda pak muajsh e morën datën për anëtarësim në BE. Këtu nuk dihet nëse Beogradi diti ta luajë lojën për integrim, apo ishte politikë e BE-së që ta joshë Serbinë, si “qetë para lavrës”, nga frika se mund të ndodhte i njëjti skenar me Ukrainën dhe politika serbe të orientohej ka Moska.
Megjithatë këtu ndodhi diçka tjerët.
Vuçiq botërisht u pendua për të kaluarën e tij. Madje tha se ndihet i hendikepuar për veprimet që i ka bërë në të kaluarën. Kjo natyrisht ka rëndësi të madhe në Bruksel, por edhe gjetiu, kur një politikan i bie pishman për veprimet e tij. Madje edhe në proces gjyqësor, gjykata ia lehtëson dënimin të pandehurit nëse ai pendohet për veprën që ka bërë.
Hapi tjetër i rëndësishëm i ultranacionalistit të “moderuar” ishte hapja e vendeve të reja të punës. Ai me marrjen e datës për në BE fitoi miliarda euro nga Brukseli, ndërsa nënshkroi kontratë me fustanbardhët e Emirateve të Bashkuara Arabe, për miliarda euro kredi të buta. Kjo i mundëson Serbisë të zhvillohet shumë më shpejt ekonomikisht dhe sakaq të krijojë vende të reja pune.
Ky fleksibilitet dhe premtimet e realizuara ia mundësuan Vuçiqit që të fitojë 49 për qind të votave në vendin e tij.
Këtë fitore më së paku e kemi dëshiruar ne shqiptarët, sepse fitorja e një nacionalisti me ide të errëta është një mundësi e humbur për njohje nga shteti verior. Gjithashtu vazhdon skepticizmi, nëse ai do të ndikojë te serbët e veriut që të qetësohen dhe rehabilitohen, duke e njohur Kosovën si shtetin e tyre.
Në Bruksel po thonë se Vuçiq është luftëtari më i madh i integrimit të Serbisë në Evropë, ndërsa Kosova e ka gjithmonë dyshimin se ai në të vërtetë është po ai “ujku që qimen e ndërron por zanatin s’e harron”!
/Shqiptarja.com