Parlamenti i Ukrainës është ‘rikthyer’ sërish në një ring boksi. Kryeministri Arseniy Yatseniuk ndodhej në foltoren e parlamentit kur një deputet i opozitës u çua me një buqetë me lule dhe e ngriti kryeministrin peshë për ta larguar.
Pas këtij veprimi, në sallën e parlamentit shpërthyen përleshjet mes deputetëve të cilët i "hoqën nga dora" kryeministrin deputetit opozitar dhe më tej nisën ta godisnin.
Kryeministri ishte duke folur për arritjet e qeverisë së tij kur deputeti Oleh Barna shkoi drejt tij me një buqetë me lule dhe e largoi nga foltorja duke e ngritur peshë. Kaq ka mjaftuar për të ndezur sherrin.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com