UKRAINË- Oficerë të forcave ushtarake ukrainase deklarojnë se trupat e Kievit janë tërhequr nga aeroporti i qytetit lindor, Luhansk, pas përleshjeve me rebelët filo-rusë të Donetskut.
Deklarata erdhi pasi gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme të dyja palët janë përplasur në aeroportin e qytetit të Luhanskut duke çuar në dobësimin dhe pastaj braktisjen e pozicioneve nga ana e ushtrisë ukrainase. Rebelët filo-rusë në krahinat e Donetskut dhe Luhanskut po fitojnë shumë shpejt terren në ditët e fundit duke pushtuar gjithashtu dhe portin e Mariupol në jug të vendit.
Ndërkohë dhe Ministri i Punëve të Jashtme së Ukrainës, Sergei Lavrov ka kërkuar takime negociuese në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, duke deklaruar gjithashtu si prioritet të qeverisë së Kievit “armpushim të menjëhershëm”.
Konflikti në lindje të Ukrainës lindi pas aneksimit nga ana e Rusisë të rajonit të Krimesë. Deri më tani, qysh nga muaji Prill i këtij viti, në përplasjet mes forcave zyrtare të Ukrainës dhe rebelëve filo-rusë kanë humbur jetën rreth 2600 persona.
Redaksia Online
(e.n/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com