Ministri i brendshëm ukrainas Arsen Avakov, në një dalje për shtyp ka bërë të ditur se pjesa më e madhe e kryengrittësve pro-rusë janë larguar nga baza e tyre në qytetin e Sllovjanks gjatë natës së mbrëmshme. Sipas njoftimit për shtyp, militantët janë larguar dhe kanë shkuar në qytettin Golivka, qytet nën kontrollin e kryengritësve. Largimi i kryengritësve nga qyteti i Sllovjanksi shikohet si suksesi më i madh i Kievit gjatë luftës së tij për rrimarrjen e kontrollit në zonat e rajonit lindor që kontrollohet nga kryengritësit.