UKRAINË- Dy delfinë në Detin e Zi, të quajtur Tarzan dhe Eva, janë martuar zyrtarisht në akuariumin ku ata qëndrojnë në qytetin e Ukrainës Yalta.
 
Mund të duket e çuditshme, por kjo martesë është realizuar dhe përpara festës së Shën Valentinit. Delfinët e lindur dy vite më parë, ishin gjithmonë të pandashëm, duke qëndruar çdo moment me njëri-tjetrin. Për këtë arsye, ata që kujdesen për këta delfinë vendosën që kishte ardhur koha që kjo afërsi mes tyre të zyrtarizohej. 

Drejtori i këtij akuariumi, Albert Kurshatov, është shprehur se ndoshta dikush mund ta keqkuptojë këtë martesë të pazakontë që ata kanë organizuar mes dy delfinëve, por sipas tij edhe kafshët, ashtu si njerëzit, kanë të drejtë të jenë të lumtur, të jenë një familje dhe të riprodhohen. 

Më pas Kurshatov firmosi edhe certifikatën e martesës. Por, si në çdo martesë normale edhe delfinët arritën të firmosnin me një penel, me ndihmën e njërit prej instruktorëve. 

Delfinët e Detit të Zi, janë më të mëdhenjtë që arrijnë një gjatësi 2.5, ata shquhen për sjelljen e tyre shumë miqësore dhe përgjigjen mjaft mirë ndaj instruktimeve.

Redaksia online
(es/shqiptarja.com)