Presidenti amerikan Barack Obama ka akuzuar drejtpërdrejt Rusinë si përgjegjëse për dhunën në Ukrainën lindore. Ai tha se situata aktuale atje nuk ishte rezultat i një kryengritje e pro-rusëve në rritje, por e përfshirjes së thellë ruse dhe këtë e bëjnë të qartë imazhet satelitore.
“Separatistët trajnohen nga Rusia, janë të armatosur dhe financuar nga Rusia. Ky shtet në mënyrë të përsëritur ka shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, ka thënë Obama në fjalën e tij, duke përjashtuar gjithësesi një përgjigje ushtarake të SHBA-ve. Obama kërcënoi se Rusia do të pësojë më shumë kostot dhe pasojat për veprimet e saj në Ukrainë.
Ai do të diskutojë krizën me udhëheqësit europianë në samitin e NATO-s në Britani në javën e ardhshme. Ndërkaq, separatistët pro-rusë kanë hapur një front të ri në konflikt duke vënë nën kontroll qytetin jugor të Novoazovsk.
Ky sulm ka ngjallur frikën se Kremlini dëshiron të japë një korridor toke mes Rusisë dhe Krimesë, të cilën e ka aneksuar në muajin mars.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com