Luftime të reja në Ukrainën Lindore kanë detyruar ekipin ndërkombëtar mjeko-ligjor të ndalë ditën e dytë të operacionit të kërkimit, në vendin e rrëzimit të avionit malajzian. Rreth 70 ekspertë hollandezë dhe australianë shkuan sot përsëri në vendin e rrëzimit, por janë tërhequr për një moment pasi kanë dëgjuar një zjarr artilerie të shpërthente pas tyre.
Ata janë tërhequr fillimisht në një fshat për të vijuar punën më vonë. Ndërkaq, një ekspert i ekipit hollandez thotë se po përqëndrohen ende në kërkim të mbetjeve mortore, edhe pse siguria e tyre është një çështje kyçe. Ekipi hollandez ka marrë me vete dy qenë të specializuar në kërkim të mbetjeve të njerzve, ndërsa ekipi australian ka pajisje të specializuara me telekomandë, por nuk janë vënë në përdorim pasi nuk kanë marrë leje nga rebelët prorusë në lindje të Ukrainës.
Ndërkaq, forcat ukrainase kanë intensifikuar sulmet, kryesisht në rajonet rusisht-folëse në lindje të Ukrainës, që kur u rrëzua avioni malajzian më 17 korrik. Autoritetet raportojnë se 5 civilë ajnë vrarë dhe 9 të tjerë janë plagosur gjatë 24 orëve të fundit në Luhansk, e cila së bashku me Donestskun janë bastionet më të mëdha të rebelëve.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com