Ukrainës i mjafton Shevçenko
për të mundur Suedinë

Ukrainës i mjafton Shevçenko <br />për të mundur Suedinë
Në mbrëmje Ukraina ka mposhtur Suedinë në një ndeshje shumë të bukur në stadiumin e Kievit në praninë e 68.000 spektatorëve. Dy golat e Andrey Shevçenkos i kanë mjaftuar Ukrainës për të marrë tre pikët e para dhe kapërcyer në vendin e parë në grup. Kronika e ndeshjes ka qënë mjaft e pasur me raste për shënim nga të dyja ekipet. Pjesa e parë ka qënë e ekuilibruar, ndërsa në të dytën Suedia e ka nisur më mirë duke kaluar në avantazh me Ibrahimoviç në minutën e 52’. I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i vendasve të Ukrainës që me liderin e tyre historik, Shevçenkon, kanë shënuar dy herë brenda 6 minutave. Me rezultatin 2-1 është mbyllur e gjithë ndeshja, me Ukrahinën me një këmbë në cerekfinale.

(db.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës

Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon për gjykim 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës