Dy avionë luftarakë ukrainas janë rrëzuar sërish sot nga sulmet e rebelëve pro-rusë, në lindje të Ukrainës shumë pranë vendit ku u rrëzua edhe avioni malajzian ku humbën jetën 298 persona. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare sipas të cilave një zëdhënës i operacioneve ushtarake ukrainase tha se avionët janë rrëzuar pranë Savur Mogila, pranë një memoriali përkujtimor për pritat e ushtrisë sovjetike ndaj nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Sipas zëdhënësit në fjalë ende nuk ka informacione mbi pilotët.
Luftime të ashpra mes separatistëve pro-rusë dhe qeverisë ukrainase po zhvillohen prej muajsh në lindje të Ukrainës, ndërsa autoritetet ndërkombëtare kanë bërë përgjegjës filorusët dhe përkrahjen ndaj tyre nga ana e Rusisë për goditjen e avionit malajzian MH17.
Lidhur me krizën në Ukrainë, liderët botërorë kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë, ku edhe këtë javë përfaqësues të BE kanë marrë në konsideratë sanksione të tjera edhe më të ashpra ndaj qeverisë së Putin.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com