Ukrainë, skandali me biletat
dorëhiqet kreu i Komitetit Olimpik

Ukrainë, skandali me biletat <br />dorëhiqet kreu i Komitetit Olimpik
UKRAINE- Kreu i Komitetit Kombëtar Olimpik të Ukrainës ka dhënë dorëheqje pas zbulimit që bëri BBC se ka tentuar të shesë në tregun e zi biletat për Olimpiadën e Londrës. Në një deklaratë të Komitetit Olimpik të Ukrainës thuhet se Volodimir Gerashçenko është dorëhequr dhe se ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me komisionin hetimor të ngritur për këtë rast.

BBC zbuloi në javën e kaluar se Gerashçenko përpiqej të shiste 100 bileta të ngjarjeve olimpike. Ndërkaq në lidhje me akuzat ndaj tij Gerashçenko ka deklaruar se po bënte “shaka” me një gazetar, që përpiqej të blinte bileta të Olimpiadës nga ai. Pas zbulimit të këtij rasti, ai u pezullua nga autoritetet vendase.
(jd/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

114 mijë dosje në pritje të gjykimit, KLGJ me strategji për uljen e ‘backlog’: Ndryshime ligjorë, më shumë ndihmës ligjore! Qeveria: Gati të japim paratë

114 mijë dosje në pritje të gjykimit, KLGJ me strategji për uljen e ‘backlog’: Ndryshime ligjorë, më shumë ndihmës ligjore! Qeveria: Gati të japim paratë