UKRAINE- Ish-kryeministrja e Ukrainës e sapo liruar nga burgu, Julia Timoshenko, do të kandidojë për presidente e vendit në zgjedhjet presidenciale që do të zhvillohen në Ukrainë më 25 maj të këtij viti.
Kjo gjë bëhet e ditur nga ish-boksieri Vitali Klitschko, lideri i Partisë "Udar" dhe aleat me Simbolin e Revolucionit portokalli. Ndërkohë që Klitschko nga ana e tij ka deklaruar për disa herë me radhë se do të kandidohet edhe ai për president.
Julia Timoshenko, e cila u lirua nga burgu të shtunën e 22 shkurtit, rikthehet sërish në skenën politike ukrainase. Timoshenko qëndronte në burg që prej vitit 2011 dhe ishte e dënuar me 7 vite heqje lirie, pasi ishte shpallur fajtore në lidhje me një kontratë gazi të firmosur me një kompani ruse duke abuzuar me detyrën.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com