KRIME- Qeveria Ukrainase ka akuzuar Rusinë dhe forcat e saj të stacionuara në Krime për një sulm që këta të fundit i kanë bërë një avioni ukrainas.

Sipas qeverisë ukrainase disa trupa ruse në Krime kanë qëlluar një avioni të tyre, kwshtu raporton gazeta italiane La Repubblica
 
Nga ana tjetër ka folur  në Kongresin Amerikan dhe Sekretari i Shtetit John Kerry i cili ka paralajmëruar Rusinë se nëse referendum i 16 marsit që mbahet të hënën prodhon një përgjigje pozitive të bashkimit të Krimesë me Rusinë, atëherë do të ketë “masa serioze” kundër saj. 

Ndërkohë, ditën e sotme, Moska, për herë të parë që nga fillimi i krizës në Ukrainë, ka pranuar se ushtarët rus gjenden në Krime. Rusia ka bërë me dije se ka dërguar trupa ushtarake në Republikën autonome ukrainase për t`ju kundërpërgjigjur ndonjë sulmi të mundshëm të armatosur nga ana e forcave ukrainase gjatë referendumit. 


Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)