Ukraina tha të dielën se Rusia qëndron pas një sulmi kibernetik që goditi faqet e internetit të qeverisë së saj dhe se Rusia është angazhuar në një "luftë hibride" në rritje kundër saj.
Deklarata nga Ministria për Zhvillimin Digjital erdhi një ditë pasi kompania Microsoft tha se dhjetëra sisteme kompjuterike në një numër agjencish qeveritare ukrainase ishin infektuar me viruse dëmtuese.
"Të gjitha të dhënat tregojnë se Rusia qëndron pas sulmit kibernetik. Moska vazhdon të zhvillojë një luftë hibride dhe në mënyrë aktive po intensifikon përpjekjet në hapësirat informative dhe kibernetike," thuhet në deklaratën e ministrisë.
Sulmi vjen ndërsa shtohet rreziku i një ndërhyrjeje ruse të Ukrainës dhe bisedimet diplomatike për zgjidhjen e tensioneve duket se kanë ngecur. Microsoft tha në një postim të shkurtër të shtunën se zbuloi për herë të parë virusin keqdashës të enjten. Kjo përkonte me sulmin që goditi rreth 70 faqe interneti të qeverisë ukrainase.
Në një njoftim tjetër, Microsofti tha se sistemet e prekura "përfshijnë shumë organizata qeveritare, jofitimprurëse dhe të teknologjisë së informacionit."
Një drejtues i lartë i sigurisë kibernetike në sektorin privat në Kiev, Oleh Derevianko, tha për agjencinë Associated Press se sulmi ishte i ngjashëm me ato të fushatës ruse të spiunazhit kibernetik në vitin 2020 ndaj SolarWinds që kishte në shënjestër qeverinë amerikane./VOA/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.3%
-
Jo
63.4%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 587
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Moska sulmon me flotë dronësh Kievin! Ushtarët rus qëllojnë njëri-tjetrin për të shmangur frontin
3 Janar, 08:52
-
Lufta Ukrainë-Rusi/ Një vit i zi për Moskën, 433 mijë ushtarë të vrarë dhe të plagosur më 2024!
2 Janar, 15:09
-
Sfidat e BE-së në vitin e ri 2025
2 Janar, 13:30
-
Lufta/ Marina e Ukrainës: 37 mijë dronë rusë të shkatërruar më 2024! Moska: Rrëzuam 13 mjete pa pilot të Kievit
2 Janar, 09:20
-
Në front kundër Ukrainës për të ulur vitet e dënimit, vritet në betejë ish-lojtari i kombëtares ruse të futbollit
30 Dhjetor 2024, 13:23
-
SHBA-të vendosin sanksione ndaj ish-kryeministrit gjeorgjian, miliarderit Bidzina Ivanishvili! Akuzohet si pro-rus
27 Dhjetor 2024, 20:13
-
BE: Sanksione të reja ndaj flotës së fshehtë të Rusisë, pas sabotimit të dyshuar të kabullit nënujor
26 Dhjetor 2024, 23:01
-
Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!
26 Dhjetor 2024, 21:13
-
Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik
26 Dhjetor 2024, 21:06
-
Lufta/ Rusia sulm masiv me raketa në Kharkiv ditën e Krishtlindjes! Zelensky: 2025 të bëhet viti i paqes për Ukrainën
25 Dhjetor 2024, 08:15
-
Kërcënimi nga Rusia/ Rilindje për 'Eurofighter', Evropa po blen avionë luftarakë miliarda dollarësh
24 Dhjetor 2024, 22:05
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor 2024, 19:15