Ukraina ankohet për serialin 'Emily in Paris' të Netflix: Fyese

Ukraina ankohet për serialin 'Emily in Paris' të Netflix: Fyese

Ministri i Kulturës në Ukrainë, Oleksandr Tkachenko është ankuar në Netflix për serialin “Emily in Paris” për portretizimin si hajdute të një personazhi nga Kievi.

 Në serinë e fundit, Petra, një e re ukrainase, vjedh në një dyqan gjatë një udhëtimi në Paris me personazhin kryesor të serialit, Emily, e kjo për Tkachenko është fyese.

“Në serialin “Emily in Paris”, personazhi i një gruaje ukrainase është i papranueshëm dhe fyes. Kështu shihen ukrainasit jashtë vendit?”, tha ai.

I të njëjtit mendim ka qenë edhe një banor ukrainas.

“Mënyra se si është trajtuar imazhi i ukrainasve në sezonin e dytë, episodi i katërt, është një skandal, turp”, shkroi ukrainasi Yevheniya Havrylko në Instagram, aty ku ka marrë më shumë se 75 mijë pëlqime.

Nuk është hera e parë që seriali “Emily in Paris” është vendosur në qendër të kritikave për portretizimin e kombësive të ndryshme. Në sezonin e parë, pati kritika, veçanërisht në Francë pasi francezët portretizohen si njerëz të vrazhdë dhe që tradhtojnë partnerët e tyre.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI