KIEV- Pas protestave të shumta të ditëve të kaluara, është bërë e ditur se Ukraina, mund të firmosë së shpejti paktin për shkëmbime dhe marrëdhënie me Bashkimin Europian. Këtë gjë e ka deklaruar zëvendës kryeministri ukrainas Serhy Arbuzov.
Disa ditë më parë, presidenti i Ukrainës Viktor Yanukovich, dukej i pa lëkundur në vendimin e tij, por tashmë duket se ai dhe qeveria e tij do të plotësojnë kërkesën e protestuesve.
Përfaqësues të Europës, prej disa ditësh kanë kërkuar një zgjidhje politike të kësaj çështje ndryshe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që nuk përjashtuan edhe sanksionet nëse nuk do të kishte një zgjidhje të situatës. Përfaqësuesja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian Catherine Ashton, gjatë një vizite në Ukrainë, kishte shprehur besimin e saj, se presidenti Yanukovich do të firmoste marrëveshjen.
Prej disa javësh, të organizuar nga opozita dhe nga kreu i saj Vitali Klitschko, protestuesit qëndrojnë në sheshin “Pavarësia” në Kiev duke protestuar kundër qeverisë së tyre. Një nga ngjarjet e ndodhura gjatë zhvillimeve të këtyre protestave, ishte edhe rrëzimi dhe thyerja e statujës së Leninit.
Redaksia Online
(Elvana Bilali/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com