Volodymir Zelensky shfrytëzoi një bisedë online me gazetarët mbrëmjen e 6 shkurtit, për të shprehur shqetësimet e ukrainës për ecurinë e negociatave dhe synimet e palëve për të arritur një marrëveshje.
Zelensky tha se Kievi po merr sinjale se Uashingtoni dhe Moska mund të nënshkruajnë dokumente dypalëshe, përfshirë edhe për bashkëpunim ekonomik.
Ukraina, tha ai, nuk ka pamje të plotë mbi të gjitha marrëveshjet e mundshme ekonomike SHBA–Rusi, por disa detaje kanë dalë përmes kanaleve të inteligjencës.
Zelensky shpjegoi se rusët u kanë paraqitur SHBA një paketë që bazohet në bashkëpunimin ekonomik dypalësh mes Uashingtonit dhe Moskës ku përfshihen edhe dispozita që lidhen me Ukrainën që janë parë nga Kievi. Ai shtoi se ato nuk do të pranohen duke iu referuar shqetësimeve sidomos për ato që prekin territorin.
'Inteligjenca më tregoi të ashtuquajturën ‘paketë Dmitriev’ që ai paraqiti në SHBA. Bëhet fjalë për rreth 12 trilionë dollar. Duke pasur parasysh rreziqet e mundshme, delegacioni ukrainas përcolli qëndrimin se, nëse ka ndonjë marrëveshje dypalëshe mes Rusisë dhe SHBA-së, dispozitat që lidhen me Ukrainën nuk mund të bien ndesh me Kushtetutën. Ne e themi qartë se Ukraina nuk do të mbështesë asnjë marrëveshje të mundshme për ne, pa ne.', u tha Presidenti i Ukrainës gazetarëve.
Komentet pasuan bisedimet e mbajtura në Abu Dhabi më 4–5 shkurt. Sipas Zelenskyt, Shtetet e Bashkuara propozuan që të dyja palët të mbështesin sërish nismën e presidentit Donald Trump për uljen e përshkallëzimit në sektorin e energjisë, për të cilin Rusia ende nuk ka dhënë përgjigje.
Zelensky tha se çështjet më të ndjeshme mbeten të pazgjidhura, veçanërisht territori. Ukraina ka riafirmuar sërish qëndrimin e saj për Donbasin, duke argumentuar se ruajtja e pozicioneve aktuale është baza më realiste për një armëpushim në këtë fazë.
Sipas presidentit ukrainas, SHBA po propozon që lufta të përfundojë para fillimit të kësaj vere dhe ka gjasa të ushtrojë presion mbi palët në përputhje me këtë afat.
Shefi i Kievit e lidh këtë me dinamikat e brendshme politike në SHBA, duke iu referuar me gjasë zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor 2026 prej të cilave nxitimi dhe trysnia e amerikanë pritet të rriten.
Komente








Koha jote ka mbaruar o cifut dhe ti i druhesh paqes sepse do te ishte fundi jot dhe per kete arsye ti preferon luften
Përgjigju