Ukraina: Kemi vrarë më shumë se 50 mijë rusë, 2077 tanke të shkatërruar

Ukraina: Kemi vrarë më shumë se 50 mijë rusë, 2077 tanke të shkatërruar

Ukrainë

1662485993_ukraine.JPG

Ukraina deklaroi se që prej fillimit të sulmit rus në Ukrainë më 24 shkurt të këtij viti, rreth 50.150 rusë janë vrarë nga forcat ukrainase. Lajmi është bërë i ditur nga Shtabi i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Sipas raportit të ushtrisë ukrainase, deri më sot humbjet ruse janë rreth 50.150 burra, 2.077 tanke, 4.484 automjete të blinduara, 1.179 sisteme artilerie, 296 raketahedhës dhe 156 sisteme të mbrojtjes kundërajrore.

Gjithashtu forcat ruse kanë humbur 236 avionë, 207 helikopterë, 3305 automjete të blinduara dhe 876 dronë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Moska e financoi konfliktin duke eksportuar lëndë djegëse fosile! Del raporti mbi situatën bërthamore në Ukrainë: Urgjent krijimi i një zone të sigurisë bërthamore


D.GJ/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)

Tri pikë shprese, Eintracht Frankfurt fiton 3-1 ndaj Augsburg dhe 'blindon' Evropën (GOLAT)