Ukraina nën sulm, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme në Report Tv: 67 shqiptarë që jetojnë atje janë të sigurt! I jemi gjendur pranë kujtdo ka pasur nevojën për ndihmë

67 shqiptarë të cilët ndodhet në Ukrainë në këto moment ankthi dhe tmerri janë të sigurt, këtë deklaroi në Report Tv Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Armand Skapi.

Ai tregoi se 4 prej shqiptarëve kanë kërkuar ndihmë për t’u evakuuar, duke shtuar se mënyra më e mirë për t’u larguar nga territori ukrainas është ajo tokësore. Kjo pas sulmeve agresive të Rusisë në disa prej aeroporteve.

“Ne kemi të dhëna për 67 shqiptarë. Ne kemi njoftuar prej ditësh që nëse kanë nevojë për evakuim të largohen. Ambasadat tona në Poloni dhe Rumani janë në shërbim për çdo nevojë, sigurisht sot është vështirësuar, pas mbyllje së hapësirën ajrore, për shkak të sulmeve. Janë udhëzuar të ndjekin tokësore. Na kanë kërkuar ndihmë 4 shqiptarë. Në territorin e Ukrainës kanë qenë me detyrë nga mesitnitë monitoruese të OSBE, 11 shqiptarë. Deri më tani evakuimi është i sigurt, nëse ndjekim rrugën tokësore. Deri tani nuk kemi informacion që në radhët e viktimave të ketë shqiptarë.”, tha ai.

Sekretari i Ministrisë së Jashtme tha se akti i Rusisë është i paprecedentë dhe nuk i falet një vendi që ka themeluar Kombet e Bashkuara dhe ka qenë bashkëhartues në shumë prej marrëveshjeve juridike ndërkombëtare.

"Ministria ka dënuar agresionin e Rusisë nga Ukrainës, një vendi sovran, të pavarur dhe vendi të OKB. Ne e cilësuam një ngjarje shumë të rrezikshme. Rusia një vend themelues i Kombeve të Bashkuara, hartuesit e kartës i OKB, aktit final të Helsinkit, palë i shumë marrëveshjeve juridike në botë,  sot bëri një akt të paprecedentë. Sulm i pajustifikuar, i cili do të gjejë reagim nga SHBA, aleatë tonë në NATO dhe BE", tha ai.

Skapi i ftuar në “Studio Live” me gazetaren Migena Sotiri tha se Shqipëria do të qëndrojnë në sintoni me vendimet e aleatëve të saj.

“Ne jemi në çdo moment të koordinuar në çdo vendim që do të marri aleanca. Jemi në sintoni me aleatët tanë. Parashikohet edhe mbledhja e NATO-s në nivel të lartë.”, u shpreh ai.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)