Ukraina, një komb në arrati! Kievi hap ‘Ministrinë e Kthimit’ për të tërhequr të mërguarit dhe dezertorët! Ushtria po firon 30%

Ukraina, një komb në arrati! Kievi hap ‘Ministrinë e Kthimit’ për të tërhequr të mërguarit dhe dezertorët! Ushtria po firon 30%

Foto ilustruese

Kiev- Lufta në Ukrainë dhe Moskën që s’i ndal bombardimet intensive, po merr përshkallëzim që sjell edhe pasoja të tjera, si ato të dezertimit nga ushtria e Kievit apo largimin nga vendi të shumë të rinjve dhe familjeve ukrainase.

Gjithnjë e më shumë ushtarë braktisin frontin, ndërsa vendi ka humbur gati gjysmën e popullsisë. Në 4 muajt e parë të vitit, në Ukrainë janë nisur mbi 10.584 procedime për “braktisje të njësisë ushtarake apo vendit të detyrës”, dhe 7306 për “dezertim”. Të dy dënohen me burgim deri në 10 dhe 12 vjet respektivisht.

Dezertimet dhe arratisjet janë bërë një problem i madh për Shtabin e Përgjithshëm dhe qeverinë. Mund të kesh F16 dhe “Himars”, por pa kallashnikovë dhe ata që i përdorin, luftërat nuk fitohen.

Një komandant batalioni, Roman Kovalev, tha për Telegrafin ukrainas se në njësitë e këmbësorisë fenomeni i arratisjes mund të prekë "deri në 30 për qind të ushtarëve". Por nuk ka stabilitet në front apo kundërsulm pa njerëz për t'i dërguar në sulm.

I vetëdijshëm për gravitetin e situatës, Verkhovrna Rada (Parlamenti), dekriminalizoi përpjekjen e parë për t'u arratisur nga fronti. Por vetëm me kusht që ushtari të pendohet dhe të kthehet në radhët e mëparshme.

Por ka dhe rrezik tjetër. Që nga fillimi i luftës, vendi ka humbur 14 milionë qytetarë - nga 42 në 28 milionë - kryesisht të cilët ikën ose u strehuan jashtë vendit. Një hemorragji që përfshin gratë, të miturit dhe dezertorët dhe rrezikon ta lërë Ukrainën me mungesë fuqie punëtore dhe një krizë sociale afatgjatë.

Presidenti Zelensky dhe menaxheri i zyrës së tij Yermak kanë vendosur të përdorin një masë më bizantine: krijimin e një ministrie krejtësisht të re për të “magjepsur” ukrainasit jashtë vendit, duke i bindur ata të kthehen.

“Ministria e Kthimit” do e quajnë. Kreu i fraksionit Arakamia thotë se ministri tashmë është duke u përzgjedhur. Por sipas shkencëtarit politik Vladimir Fesenko, të paktën 50% e atyre që u larguan nga vendi morën një biletë me një drejtim: “lamtumirë dhe kurrë më”.

Për të mos thënë që barra e arkës së shtetit, tashmë e shteruar nga konflikti me një buxhet 12 miliardë dollarësh nga tani deri në fund të vitit, do të rëndohet së shpejti nga pensionet dhe programet e ndihmës së veteranëve.

Vlerësimet e dezertimeve në ushtrinë ukrainase ndryshojnë, por jo shumë. Ruslan Gorbenko - zëvendës i "Shërbëtorëve të Popullit" të Zelensky - pretendon se ka pasur tashmë mbi 80 mijë raste të braktisjes së paautorizuar të njësive. Sipas politologut dhe ish-deputetit Oles Donii, në vitin 2022 kishte nëntë mijë dezertime, në 2023 u rritën në 21 mijë dhe në 2024 ishin tashmë 37 mijë.

Dhe rruga e arratisjes edhe ca më e vështirë. Disa të dëshpëruar ikin përtej kufijve të rrezikshëm: ditët e fundit ata gjetën trupin e fundit në lumin Dniester, i cili ndan Ukrainën në luftë, nga Moldavia në paqe. Tisza, që e ndan atë nga Rumania, tashmë është një varrezë.

Dhe tani djemtë në arrati synojnë edhe Bjellorusinë: roja kufitare sapo ka shpëtuar jetën e një grupi që preferoi guximshëm fushën e minuar, sesa frontin.

Një sondazh nga Fondacioni i Iniciativave Demokratike zbuloi se mes të ardhurave në rënie dhe zhgënjimit, gati 40% e ukrainasve kanë ndaluar së dhuruari fonde dhe mjete për forcat e armatosura. /Marrë nga "La Repubblica"/

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dezertori: 09/09/2024 17:02

    Nuk do te ishte me mire qe asaj lufte te mallkuar mos ti dergoheshin arme por te kerkonin bisedime per nje paqe te shpejte ? Mendoj se ne cdo shtet te botes duhet te kete nje ligj qe ne rast lufte te paret ne front duhet te jene familjaret e politikaneve dhe pastaj te tjeret

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Si po kryeson iute revolucionin digjital në financat personale?

Si po kryeson iute revolucionin digjital në financat personale?