Ukraina premton mbështetje për Moldavinë

Ukraina premton mbështetje për Moldavinë

Kufiri mes Moldavisë dhe Ukrainës

Sikurse është raportuar ka pasur një seri shpërthimesh gjatë dy ditëve të fundit në Transnistria, pjesë e territorit të kontrolluar nga Rusia në Moldavi në kufi me Ukrainën.

Ministria e Jashtme e Ukrainës ka premtuar mbështetjen e saj për integritetin territorial të Moldavisë dhe ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të krijojë trazira dhe të destabilizojë zonën.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Rusia po përpiqej që të tërhiqte zonën në luftën e saj kundër Ukrainës.

"Ukraina do të sigurojë patjetër sigurinë strategjike të rajonit. Por ne duhet të punojmë si një ekip", tha një ndihmës presidencial i Ukrainës Mykhaylo Podolyak në një postim të tijin në Twitter.


Lajmi kryesor:

Putin takon Guterres: Pa Krimenë e Donbasin s’ka marrëveshje! Moska: Godasim vendet e NATO nëse sulmohemi me armët e Perëndimit! Rusia ndërpret furnizimin me gaz për Poloninë e Bullgarinë


J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun