Ukraina rimerr qytetin Snihurivka të pushtuar nga Rusia

Ukraina rimerr qytetin Snihurivka të pushtuar nga Rusia

1668076128_hhh.PNG

Ushtria ukrainase ka rimarrë Snihurivka, një qytet në rajonin jugor të Mykolaiv që shtrihet në rrugën kryesore për në qytetin Kherson të pushtuar nga Rusia, në rajonin fqinj Kherson.

CNN postoi një video të enjten në mëngjes ku shihen trupat ukrainase në një shesh kryesor të qytetit duke mbajtur një flamur ukrainas, ndërsa një grup fshatarësh brohorisnin dhe duartrokisnin për këtë fitore.

"Sot, më 10 nëntor, qyteti Snihurivka u çlirua nga batalioni i 131-të i veçantë i skautëve. Lavdi Ukrainës!", thotë një ushtar.

Rimarrja e qytetit Snihurivka është një fitore e rëndësishme për ushtrinë ukrainase në shtytjen e tyre drejt qytetit Kherson.

Kjo gjë vjen një ditë pasi ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoigu urdhëroi tërheqjen e forcave ruse nga bregu perëndimor i lumit Dnipro në rajonin Kherson.

Gjithashtu, shefi i ushtrisë ukrainase Valery Zaluzny tha sot se forcat ukrainase përparuan shtatë kilometra në dy drejtime në pjesën jugore të vendit dhe morën nën kontroll 12 vendbanime të reja në 24 orët e fundit.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Rusia largon trupat nga rajoni i Kherson! Biden: Po humbasin! NATO: Duhet të presim


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian

'Travel and Tour World': Shqipëria, një yll në rritje në turizmin evropian