Ukraina: Rusët po detyrojnë njerëzit të dhurojnë gjak për ushtarët e plagosur

Ukraina: Rusët po detyrojnë njerëzit të dhurojnë gjak për ushtarët e plagosur

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Parlamentin ukrainas, Lyudmyla Denisova ka akuzuar autoritet ruse se në Krime, ato po detyrojnë njerëzit të shkojnë të dhurojnë gjak për ushtarët e plagosur.

"Dhurimet e detyruara të gjakut. Unë marr vazhdimisht informacione për një numër të madh ushtarësh të plagosur në spitale dhe sanatoriume në gadishull në Krime. Institucionet shëndetësore nuk mund ta përballojnë situatën dhe ka një mungesë katastrofike gjaku", tha Komisionerja, raportuar nga Agjencia e Lajmeve "Unian".

Denisova foli për repartet e mbipopulluara në spitalin ushtarak të Sevastopolit.

“Autoritetet e punësimit po kërkojnë nga punëdhënësit që të dërgojnë punëtorë në qendrat e dhurimit të gjakut. Njerëzit janë të detyruar të bëhen dhurues për të mos humbur vendin e punës”, një fushatë në të cilën sipas Denisovës nuk ka kritere dhe as kujdes mjekësor, pasi nuk kërkohet dokumentacion dhe nuk bëhen analiza.


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Duhet të përballemi me realitetin, bisedimi me Putin është i nevojshëm,rrezik për katastrofë, 22 milionë tonë drithë të bllokuara


S.C/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?