Lufta/ Ukraina sulmon me dronë rajonin e Belgorodit! Putini kërkon ndihmë nga ish-togeri i Prigozhin për trajnimin e vullnetarëve të rinj

Lufta/ Ukraina sulmon me dronë rajonin e Belgorodit! Putini kërkon ndihmë nga ish-togeri i Prigozhin për trajnimin e vullnetarëve të rinj

Sipas deklaratës së Kremlinit, Presidenti rus, Vladimir Putin, i kishte kërkuar një ish-togeri të themeluesit të formacionit paraushtarak Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili vdiq muajin e kaluar në një aksident avioni, të trajnojë vullnetarë të rinj që do të luftojnë në Ukrainë.

“Gjatë takimit të fundit përmendëm faktin se do të përfshiheni në formimin e njësive vullnetare të afta për të kryer misione të ndryshme luftarake, kryesisht, siç është e dukshme, në zonën e ‘operacionit special ushtarak’”, se është në Ukrainë", kështu tha presidenti Putin duke iu drejtuar Andrei Troçevit sipas deklaratës së Kremlinit.

Një tjetër dron ukrainas është rrëzuar nga mbrojtja ajrore e Moskës mbi rajonin jugperëndimor rus të Belgorodit. Kjo është raportuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes e cituar nga agjencia e lajmeve Tass. Qyteti Belgorod është shpesh në shënjestër të dronëve ukrainas, por dita e sotme ishte skena e një inkursioni të luftëtarëve pro-ukrainas nga Legjioni i Lirisë së Rusisë.

"Një përpjekje tjetër e regjimit të Kievit për të kryer një sulm terrorist në territorin rus u dështoi rreth orës 21:00’, tha ministria, duke shpjeguar se "njësitë e mbrojtjes ajrore në detyrë kapën një dron ukrainas pa pilot mbi rajonin e Belgorod".

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:33
Britania sanksionon zëdhënësen ruse, Maria Zakharova

1695990812_zak.jpg

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj Moskës për zgjedhjet "e rreme" në territoret ukrainase të aneksuara vitin e kaluar në një referendum dhe në Krime, duke synuar jo vetëm Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, por edhe zëdhënësen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Maria Zakharova.

Zakharova e njohur në mediat perëndimore si protagoniste e diskutimeve të ashpra me gazetarët britanikë gjatë konferencave për shtyp. Në shënimin e publikuar nga Ministria e Jashtme, zyrtarët rusë akuzohen se "kanë vepruar drejtpërdrejt për të dobësuar Ukrainën dhe kërcënuar integritetin e saj territorial".

Për Sekretarin e Jashtëm britanik, James Cleverly, "zgjedhjet e rreme të Rusisë janë një përpjekje transparente dhe e kotë për të legjitimuar kontrollin e saj të paligjshëm mbi territorin sovran të Ukrainës".

Britania shtoi se nuk do t'i njohë kurrë pretendimet e Moskës për territoret në fjalë, Krimenë (e aneksuar në 2014), Zaporizhzhia, Donetsk, Luhansk dhe Kherson, të janë nën kontrollin rus që prej vitit të kaluar pavarësisht konfliktit me Kievin.

Ora 12:00
Zelensky dhe aktivisti rus ndër pretendentët për Çmimin Nobel për Paqe

1695981251_zelenskydhealexeinavalny.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe aktivisti rus Alexei Navalny janë në garë për Çmimin Nobel të Paqes të këtij viti. Vendimi i takon Komitetit Norvegjez të Nobelit, i përbërë nga pesë anëtarë të zgjedhur nga parlamenti norvegjez.

Mes 351 të nominuarve, Zelensky dhe Navalny janë të preferuarit, por ekspertët thonë nse shanset e tyre janë të pakta, veçanërisht pasi Zelenskyy është një udhëheqës në një kohë luftë dhe fokusi i komitetit në Rusi vitin e kaluar ndikon në shanset e të dy burrave, raporton agjencia e lajmeve ndtv.

Lista e plotë e kandidatëve mbetet sekrete, por emrat e zbuluar përfshijnë ambientalisten Greta Thunberg, kreun e opozitës ruse Vladimir Kara-Murza dhe protestuesin kinez Peng Lifa.

Laureati merr jo vetëm një medalje dhe diplomë, por edhe 11 milionë korona suedeze (afërsisht 812,306 £). Fituesi do të shpallet zyrtarisht më 6 tetor, me ceremoninë e planifikuar me 10 dhjetor në bashkinë e Oslos.

Laureat është që fiton çmimin e parë në një konkurs të madh ose çmimin më të lartë për vepra të shquara e për shërbime të veçanta në një fushë të shkencës, të letërsisë, të arteve, të prodhimit etj. 

Ora 11:00
Orban kundër Ukrainës në BE: S’ka negociata me një vend që është në luftë

1693424002_viktororbanukrainenato.jpg

Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha sot, të premten, se “çështjet shumë të vështira” duhet të marrin përgjigje përpara se Bashkimi Europian të fillojë bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës.

Vendet e BE-së do të vendosin në dhjetor nëse do të lejojnë Ukrainën të fillojë negociatat e pranimit, të cilat do të kërkonin mbështetjen unanime të të 27 anëtarëve.

Diplomatët kanë thënë se Hungaria mund të jetë një pengesë.

“Ne nuk mund ta shmangim pyetjen, kur gjatë vjeshtës të fillojmë negociatat në Bruksel për të ardhmen e Ukrainës nëse mund të shqyrtojmë seriozisht mundësinë e bashkimit me një vend dhe të fillojmë bisedimet e anëtarësimit të një vendi që është në luftë. Ne nuk e dimë sa i madh është territori i këtij vendi, pasi lufta vazhdon ende, nuk e dimë se sa është popullsia e tij, pasi po largohet, duke pranuar një vend në BE pa i ditur parametrat e tij, kjo do të ishte e paprecedentë. Pra, unë mendoj se ne duhet t’u përgjigjemi pyetjeve shumë të vështira derisa të vendosim në të vërtetë për fillimin e bisedimeve të anëtarësimi", tha Orban.

Ora 09:41
Putini kërkon ndihmë nga ish-togeri i Prigozhin për trajnimin e vullnetarëve të rinj

1695116077_vladimirputin.jpg

Sipas deklaratës së Kremlinit, Presidenti rus, Vladimir Putin, i kishte kërkuar një ish-togeri të themeluesit të formacionit paraushtarak Wagner, Yevgeny Prigozhin, i cili vdiq muajin e kaluar në një aksident avioni, të trajnojë vullnetarë të rinj që do të luftojnë në Ukrainë.

"Gjatë takimit të fundit përmendëm faktin se do të përfshiheni në formimin e njësive vullnetare të afta për të kryer misione të ndryshme luftarake, kryesisht, siç është e dukshme, në zonën e ‘operacionit special ushtarak’”, se është në Ukrainë", kështu tha presidenti Putin duke iu drejtuar Andrei Troçevit sipas deklaratës së Kremlinit.

Ora 09:38
Britania: Ish-luftëtarët e Wagner mund të ridislokohen në Ukrainë

1695815459_wag.jpg

Ministria e Mbrojtjes e Mbertërisë së Bashkuar pretendon se qindra luftëtarë të lidhur më parë me grupin e mercenarëve Wagner mund të jenë kthyer në Ukrainë. 

Detajet e sakta të statusit të këtyre luftëtarëve janë të paqarta, thotë Ministria e Mbrojtjes, por besohet se ata i janë bashkuar forcave zyrtare ushtarake ruse dhe kompanive të tjera ushtarake private. 

Grupi Wagner u tërhoq nga operacionet në Ukrainë në fillim të qershorit, pak para rebelimit të dështuar më 24 qershor dhe vdekjes së themeluesit të tij, Yevgeny Prigozhin, në një aksident avioni muajin e kaluar, raporton agjencia e lajmeve News Sky.

Në zhvillime të tjera mbi Grupin Wagner këtë mëngjes, Kremlini ka thënë se Andrei Troshev, një nga komandantët e tij dhe thuhet se kandidati i preferuar i Vladimir Putin për të udhëhequr grupin, tani po punon në mënyrë aktive për ministrinë e mbrojtjes. 

Ora 07:49
NATO vendos avionë vëzhgimi në Lituani për të ‘monitoruar aktivitetet ushtarake ruse’

1695966587_nato.jpg

NATO ka rritur praninë e saj ajrore në pjesën lindore të aleancës duke përdorur avionë luftarakë, aeroplanë vëzhgimi dhe cisterna. Në një deklaratë nga NATO thuhet se 2 avionë AWACS do të mbërrijnë sot në rajonin Siauliai të Lituanisë.

Zëvendës zëdhënësi i NATO-s, Dylan White tha se fokusi intensiv për sigurinë në rajonin e Baltikut është rritur pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, raporton agjencia e lajmeve turke Anadolu.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka rritur fokusin tonë në mjedisin e sigurisë në rajonin e Detit Baltik. Avionët tanë AWACS mund të zbulojnë avionët dhe raketat e tjerë nga qindra kilometra largësi. Falenderoj Lituaninë për pritjen e avionit. Ky është një kontribut i rëndësishëm për sigurinë tonë të përbashkët", tha White.

Avionët e NATO-s po dërgohen në Lituani nga baza ajrore Geilenkirchen e Gjermanisë. Në Lituani do të shkojë edhe një personel ushtarak prej 150 personash të cilët do të qëndrojnë në vend për të paktën disa javë. Avionët AWACS të NATO-s që nga fillimi i luftës në Ukrainë në shkurt 2022, kanë kryer qindra fluturime në Evropën Lindore për të monitoruar avionët luftarakë rusë.

NATO pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës rriti praninë ajrore në krahun lindor të saj. Në rajon u vendosën shumë avionë luftarakë, avionë zbulues dhe monitorues si dhe avionë tankerë. Së fundmi SHBA-ja dërgoi 4 avionë shtesë F-16 në Rumani me qëllimin për të forcuar patrullimet ajrore të NATO-s, pasi në Rumani u gjetën pjesë të mjeteve ajrore pa pilot për të cilat u pretendua se i përkisnin Rusisë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Orges Shehi: Jemi gati për duelin me Skënderbeun, Partizani kërkon trofeun më 26 maj

Orges Shehi: Jemi gati për duelin me Skënderbeun, Partizani kërkon trofeun më 26 maj