Ukraina teston dronët e inteligjencës artificiale për të rritur sulmet ndaj anijeve luftarake ruse

Ukraina teston dronët e inteligjencës artificiale për të rritur sulmet ndaj anijeve luftarake ruse

1692382564_dd.jpg

Prodhimi i dronëve është rritur 100-fish në vitin 2023 dhe kjo do të rritet deri në 140-fish deri në fund të vitit, tha ministri Mykhailo Fedorov, i cili luajti një rol kyç në ndërtimin e industrisë së dronëve në vend.

Ukraina po teston sistemet e inteligjencës artificiale që mund të lokalizojnë objektivat disa kilometra larg edhe nëse komunikimet e jashtme ndërpriten nga masat e luftës elektronike, tha ai, raportojnë mediat e huaja.

“Do të ketë më shumë drone, më shumë sulme dhe më pak anije ruse. Kjo është e sigurt. Për momentin është gjithçka në fazën e testimit, por disa dronë që po blejmë përdorin AI për të njohur objektivat. Në një pyll, ai mund të zbulojë një objektiv dhe të njohë nëse është një person, tank ose një automjet i caktuar”, tha Fedorov.

Deklarata e tij vjen pas disa sulmeve ndaj flotës ruse të Detit të Zi duke përdorur raketa dhe drone detare rreth gadishullit të Krimesë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Ministri i Mbrojtjes ruse, Shoigu i tregon liderit të Koresë Veriut sistemin raketor Kinzhal! Zelensky: Heroizmi ukrainas do të sjellë fundin e luftës


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi