Ukraina thotë se ka shkatërruar 14 dronë rusë

Ukraina thotë se ka shkatërruar 14 dronë rusë

Ukrainë

Rusia ka sulmuar gjatë natës me 15 dronë Ukrainën, kryesisht në pjesën jugore të shtetit, por mbrojtja ajrore ukrainase ka shkatërruar 14 prej tyre, tha ushtria e Ukrainës më 24 dhjetor.

“Si rezultat i luftës ajrore, Forcat Ajrore të Ukrainës dhe forcat mbrojtëse kanë shkatërruar 14 dronë Shahed në rajonet e Mikolajivit, Hirovoradit, Zaporizhjës, Dnipros dhe Hmelnitskit”, thanë Forcat Ajrore ukrainase përmes një postimi në Telegram.

Sipas njoftimit, dronët u lëshuan nga brigjet lindore të Detit Azov në Rusi.

Ky njoftim nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Rusia ende nuk ka komentuar për këto pretendime të Ukrainës.

Autoritetet ukrainase nuk kanë raportuar për dëme apo viktima.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar. Moska vazhdimisht sulmon me dronë Shahed caqet në Ukrainë. Këta lloj dronësh, që ndryshe njihen edhe si dronë kamikaz, janë të prodhimit iranian./ REL

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor