Inteligjenca Ushtarake e Ukrainës (HUR) tha se dy ushtarët koreanoveriorë, që u kapën teksa po luftonin për Rusinë, po vazhdojnë të merren në pyetje.
Kievi ka thënë se është i gatshëm t’i këmbejë ata me ushtarët ukrainas që mbahen nga Moska, nëse udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mund të organizojë një këmbim të tillë.
Duke folur me Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë më 13 janar, Yevhen Yerin, përfaqësues i HUR-it, tha se kapja gjallë e ushtarëve të Koresë së Veriut – hera e parë që Ukraina njofton për një gjë të tillë që kur ushtarët koreanoveriorë hynë në luftë për të mbështetur Rusinë – i ofrojnë Kievit “shumë mundësi të dobishme”.
“Informacioni që mund të mbledhim nga këta individë është i rëndësishëm jo vetëm për inteligjencën operacionale, por edhe si mjet politik për të zbuluar pjesëmarrjen e ushtrisë së Koresë së Veriut në veprimet ushtarake të Rusisë”, tha ai.
Kapja e dy ushtarëve të plagosur, që u bë publike më 11 janar nga presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ende nuk është konfirmuar as nga Moska e as nga Pheniani.
Vjeshtën e kaluar, Koreja e Veriut dërgoi afër 11.000 trupa në rajonin Kursk për të mbështetur forcat ruse atje. Moska ka rimarrë afër 40 për qind të territorit, por trupat ukrainase ende kontrollojnë mbi 500 kilometra katrorë në Kursk, dhe trupat e Phenianit raportohet se po përjetojnë humbje masive.
Yerin tha se duket se ushtarët koranoveriorë po integrohen në shumë pjesë të betejës së Rusisë në rajonin e Kurskut.
“Ata përdoren kryesisht si mish për top. Megjithatë, në mesin e tyre ka edhe specialistë të ndryshëm që merren me çështje të ndryshme, por në përgjithësi ata janë pjesë e këmbësorisë”, tha ai duke iu referuar ushtarëve që luftojnë në mbështetje të Rusisë.
Më herët gjatë 13 janarit, Shërbimi i Inteligjencës Kombëtare të Koresë së Jugut tha se më shumë se 300 ushtarë koreanoveriorë janë vrarë në rajonin rus të Kurskut, ndërkaq afër 2.700 të tjerë janë plagosur.
Shërbimi i Sigurisë të Ukrainës (SUB) tha se një i burgosur, i cili u tha se ka lindur më 2005, pretendoi se besonte se po shkonte “për t’u trajnuar, jo për të luftuar kundër Ukrainës”.
Tjetri ishte detyruar të shkruante përgjigjet e tij sepse ka lëndime në nofull, tha SBU-ja. Ky ushtar tha se ka lindur më 1999 dhe ishte snajperist në ushtrinë e Koresë së Veriut.
Një nga ushtarët e kapur pretendohet se ka thënë se preferon të qëndrojë në Ukrainë sesa të kthehet në Korenë e Veriut, për shkak të frikës se do të “ndëshkohet ashpër” nga Qeveria e tij, duke thënë se me gjasë ai përballet me ekzekutim apo burgim afatgjatë.
“Pjesëmarrja e Koresë së Veriut nuk ka rëndësi vetëm në fushëbetejë, por ka edhe implikime të mëdha diplomatike”, tha Yerin.
Zelensky publikisht e ka akuzuar Rusinë dhe Korenë e Veriut se po tentojnë të fshehin prova të dislokimit të ushtarëve, duke u dhënë dokumente të falsifikuara ushtarëve të Koresë së Veriut për t’i paraqitur ata si qytetarë rusë./ REL
Ukraina ka mare dhe do te mare vetem nje gje nga ajo lufte dhe te gjithe e dine ate pune po mjere populli thjeshte qe u shkaterrua per kapricot dhe interesat e atij qelbesirit cifut qe e shkaterroj ate komb duke i futur ne nje rruge pa fund
Përgjigju