Një gjeneral rus është vrarë në luftimet rreth Kharkiv, ka pohuar inteligjenca ukrainase, duke e bërë atë gjeneralin e dytë që ushtria ruse ka humbur në Ukrainë brenda një jave. Shërbimet e inteligjencës në Ukrainë bëjnë me dije se kanë vrarë gjeneralin rus Vitaly Gerasimov, shefi i shtabit të Ushtrisë së 41-të, gjatë një përplasjeve të fundit ushtarake. Sipas “Kyiv Indipendent” zëvendës komandanti i Forcave të Përbashkëta Ruse u vra gjatë luftimeve në rrethinat e Kharkivit, i cili është në qendër të bombardimeve të ushtrisë armike. Vitaly Gerasimov ishte një figurë e njohur e ushtrisë, i dekoruar nga presidenti Putin për pushtimin e Krimesë.
Komandanti i fundit i lartë që ka vdekur është gjeneralmajor Vitaly Gerasimov, i cili u vra në luftime jashtë qytetit të dytë të Ukrainës, Kharkiv.
Tre komandantë të tjerë të lartë janë vrarë në luftimet e fundit në Ukrainë. Nënkoloneli Dmitry Safronov, i cili drejtonte një brigadë marine, vdiq së bashku me nënkolonelin Denis Glebov dhe kolonelin Konstantin Zizevsky, të cilët drejtuan trupat e sulmit ajror.
Lajmi kryesor:
SHBA dhe Britania, embargo naftës ruse! Moska kërcënon të ndërpresë furnizimin me gaz për Europën! Polonia ofron avionët e saj luftarakë për të ndihmuar Ukrainën!












