/ATSH-AFP/ - Rreth 12 ushtarë ukrainas humbën jetën dhe 18 të tjerë u plagosën dje në mbrëmje pas përplasjes mes një autobusi dhe një makine ushtarake në lindjen rebele të Ukrainës, theksoi Garda Kombëtare ukrainase në një komunikatë.

"Përplasja u shkaktua nga kushtet e këqija meteorologjike. 12 ushtarë u vranë dhe 18 të tjerë u plagosën dhe ndodhen në spitalin e qytetit Artemivsk (rajon i Donetskut)", vijon komunikata.