KIEV - Të paktën 41 persona, civilë dhe ushtarakë, kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në lindje të Ukrainës, si pasojë e një konflikti të dhunshëm disamujor mes ushtrisë vendase dhe rebelëve separatistë prorusë, sipas një bilanci të fundit të marrë nga burime zyrtare.
Trembëdhjetë civilë humbën jetën pas shpërthimit të një predhe ndaj një trolejbusi në Donetsk, sipas shërbimeve lokale të urgjencës.
Komandanti separatist, Eduard Basurin njoftoi gjithashtu se 10 persona kishin vdekur në Gorlivka, qytet në rajonin e Donetskut.
Dhjetë ushtarë ukrainas dhe tetë civilë vdiqën në rajonin e Luganskut, sipas burimeve ushtarake dhe policore të zonës.
Numri i përgjithshëm i të vrarëve që nga fillimi i konfliktit po i afrohet shifrës 5 000./ATSH/