Të paktën gjashtë ushtarë ukrainas janë vrarë në 24 orë në lindje të Ukrainës, ku rebelët prorusë, me mbështetje të fortë nga Kremlini, po bëhen gati të zhvillojnë zgjedhjet për ndarjen e tyre me Kievin, pavarësisht paralajmërimeve të perëndimorëve.
"Këto zgjedhje do t'i japin legjitimitet pushtetit tonë dhe do të ndahemi akoma më shumë nga Kievi", theksoi dje Roman Liaguine, shef i komisionit zgjedhor.
Donetsku dhe Lougansku shpallën njëanshmërisht pavarësinë e tyre në muajin prill, gjë që ka sjellë një konflikt të përgjakshëm me forcat ukrainase duke shkaktuar më shumë se 4 000 të vdekur, 300 prej të cilëve këto 10 ditët e fundit, sipas OKB-së, pavarësisht një armëpushimi të vendosur në fillim të muajit shtator.
ATSH
/Shqiptarja.com