Bashkimi Evropian përshëndeti sot fitoren e demokracisë dhe të programit të reformave evropiane në Ukrainë, pas fitores së properëndimorëve në zgjedhjet legjislative.

"Përgëzime popullit ukrainas! Fitore demokracisë dhe një programi reformash evropiane", shkruan në rrjetin social "Twitter" presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso.
Kampi properëndimor mori dje në zgjedhjet legjislative një fitore të një përmase të pazakontë që prej pavarësisë së Ukrainës.

Presidenti, Petro Poroshenko nënvizoi që ukrainasit kishin votuar një afrim të pakthyeshëm me Evropën, por gjithashtu planin e paqes për lindjen, ku luftimet mes rebelëve dhe forcave ukrainase kanë shkaktuar më shumë se 3 700 të vdekur.

ATSH