MARIUPOL (Ukrainë), 8 shtator /ATSH-AFP/ - Shkelja e armëpushimit në lindje të Ukrainës, kryesisht gjatë luftimet që po zhvillohen në Mariupol, dobësojnë mundësitë për një zgjatje të armëpushimit ndërkohë që BE-ja do të miratojë foramlisht sanksione të reja kundrejt Moskës.
Ky armëpushim mes Kievit dhe rebelëve prorusë i shpallur të premten në Minsk është destinuar t'i japë fund gjashtë muaj luftimesh që kanë bërë më shumë se 2 800 të vdekur sipas OKB-së dhe shifrave të qeverisë.
Marrëveshja e armëpushimit është një masë diplomatike që mund të interpretohet në avantazh të saj nga secila prej palëve dhe rrezikon të jetë i vështirë për t'u aplikuar, vlerësoi sot shtypi rus, ndërkohë që shkeljet e armëpushimit gjatë këtyre ditëve nuk kanë ngjallur asnjë reagim politik në Kiev, Moskë apo tek Perëndimorët.
Shërbimi i operacioneve antiterrorist konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit, rebelët prorusë kishin shkelur pesë herë armëpushimin, duke vendosur theksin në veçanti mbi goditjet me predhë nga kryengritësit kundrejt pozicioneve të ushtrisë në rajonet e Donetskut dhe Luganskut./
/G.S/