Ukrainë/ Britania: Afro 1 mijë ushtarë rus në ditë humbën jetën gjatë shkurtit

Ukrainë/ Britania: Afro 1 mijë ushtarë rus në ditë humbën jetën gjatë shkurtit

1709482285_tjmumfyrmyfmfm.JPG

Ministria britanike e Mbrojtjes ka bërë me dije se mesatarisht në ditë 983 ushtarë rusë kanë humbur jetën gjatë luftimeve në Ukrainë, përgjatë muajit shkurt,  duke pësuar një rritje të lartë të humbjeve nga pala ruse.

Sipas Londrës, rritja e numrit të viktimave edhe ruse, pasqyron "përkushtimin e Rusisë për luftë masive dhe shkatërrim”.

Të dhënat nga Ministria Britanike e Mbrojtjes mbi humbjet mesatare ditore për ushtrinë ruse tregojnë se numri i viktimave është rritur në vitin 2023, kur numri më i madh i humbjeve mesatare ditore ishte 967 dhe u regjistrua në Dhjetor.

Ofensiva ruse në Avdiivka filloi në tetor 2023, që ndoshta është shkaku i rritjes së numrit të ushtarakëve të vrarë në fund të vitit 2023. Ministria Britanike e Mbrojtjes vlerëson se mbi 355,000 ushtarakë rusë janë vrarë ose plagosur që nga fillimi i agresionit rus mbi Ukrainë, ndërsa qeveria ruse nuk ka dhënë asnjë të dhënë për humbjet e ushtrisë së saj. 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë/ Zelensky: Lojërat politike të aleatëve kufizojnë mbrojtjen tonë dhe shkaktojnë viktima


K.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar

Modena/ Dy ‘skifterët’ shqiptarë grabitën 400 mijë euro mall në tetë ditë, 19 vjedhje në seri! Njëri i dënuar dhe për plagosje, plaçkitjet me orar