/ATSH-AFP/ - Ukraina mori livrimet e para të gazit rus që prej ndërprerjes së tyre në qershor, njoftoi operatori publik i gazsjellësit ukrainas "Ukrtransgaz".
"Duke filluar nga sot, kompania 'Ukrtransgaz' filloi të marrë gaz natyral me prejardhje nga Federata Ruse", njoftoi kompania në një komunikatë për shtyp.
"Çdo ditë do të importohen deri në 43,5 milionë kub gaz në ditë", theksoi ajo. Këto informacione u konfirmuan gjithashtu edhe nga gjiganti rus i gazit "Gazprom".
Kompania publike ukrainase, "Naftogaz", njoftoi të premten se i ka paguar kompanisë ruse 378 milionë dollarë paraprakisht për livrimin e rreth 1 miliardë metra kub gaz.
Rusia kishte ndërprerë livrimin e gazit drejt Ukrainës, që refuzonte ngritjen e çmimit të vendosur nga "Gazprom"-i. Këto mosmarrëveshje sollën frikën në Evropë për çrregullime të furnizimeve të tyre që tranzitojnë nga territoret e ish-republikës sovjetike gjatë dimrit.
/Shqiptarja.com