KIEV, 11 korrik /ATSH-AFP/ - Forcat e ushtrisë ukrainase kanë humbur 23 trupa si pasojë e përplasjeve me rebelët në lindje të Ukrainës gjatë 24 orëve të fundit, njoftoi një zëdhënës ushtarak.
Vladyslav Seleznov, zëdhënës i operacionit antiterrorist, ndërmarrë nga forcat e Kievit, ka përgënjeshtruar gjithashtu informacionet e pasakta përsa i përket numrit të madh të të vdekurve, publikuar në media, duke iu referuar, pa i cituar, shifrës prej 30 ushtarësh që ishin vrarë nga një shpërthimi i disa raketave.
Ai theksoi se 93 ushtarë dhe roja kufitare ishin plagosur në të gjithë zonën e konfliktit në të njëjtin hark kohor./
/ec/