KIEV, 5 korrik /ATSH-AFP/ - Nxitur fillimisht nga forcat ukrainase, luftëtarët kryengritës dhe shefi i tyre braktisën sot Slavianskun, një prej bastioneve të tyre në lindje, njoftuan autoritetet ukrainase dhe rebelët.
Bëhet fjalë për suksesin më të rëndësishëm ushtarak të forcave ukrainase që prej rifillimit të operacionit antiterrorist kundër kryengritësve prorusë, rifilluar pas përfundimit të armëpushimit. "Flamuri kombëtar ukrainas u ngrit në Bashkinë e Slavianskut, një bastion separatist në lindje të vendit marrë sot nga forcat e Kievit", njoftoi ministri i Mbrojtjes Valeri Gueletei dhe shefi i Shtabit të pëtgjithshëm, Viktor Mujenko.
Ata i komunikuan këtë lajm presidentit, Petro Porochenko, i cili kishte urdhëruar më parë të publikohej gjithashtu në mënyrë simbolike marrja e këtij qyteti që mund të shënojë një kthesë në operacionin antiterrorist në kuadër të rimarrjes nën kontroll të zonave separatiste proruse të Donetskut dhe Luganskut.
"Në këtë moment, flamuri kombëtar u ngrit në Bashkinë e Slavianskut, në pjesëmarrjen e një grupi ushtarësh ukrainas", deklaroi Gueletei, cituar në një komunikatë të presidencës.
Ai shtoi se vendosja e shërbimeve sociale dhe funksionimi i policisë kishte filluar tashmë në Slaviansk.
Poroshenko përshëndeti ushtarët dhe kërkoi që t'i paraqisnin listën e atyre që janë dalluar gjatë rimarrjes së lokaliteteve të Mykolayivkas dhe Semenivkas dhe qytetit të Slavianskut./
/ec/
/Shqiptarja.com