DONETSK - Sot në mëngjes dëgjoheshin goditje të artilerisë në donetsk, bastion i rebelëve prorusë në lindje të Ukrainës, duke treguar një rifillim të luftimeve pas dy ditë qetësie të pjesshme.
Disa gazetarë në terren dëgjuan rreth 30 goditje të rakethedhësve të shumfishta të tipit "Grad" në mëngjes në lagjen Putilovski, pranë aeroporitit.
Qetësimi në fundjavë erdhi kur u zhvilluan zgjedhjet e parakohshme në Ukrainë që nuk u realizuan dot në territoret e kontrolluara nga separatistët.
Një bazë ushtarake ukrainase që ndodhej disa kilometra më largë u prek nga këto predha, sipas dëshmive të banorëve në zonë, por ende nuk ka të dhëna për viktima apo dëme materiale.
Separatistët, që kanë shpallur dy republika popullore në Donbas, parashikojnë të organizojnë zgjedhjet e tyre më 2 nëntor./ATSH/