UKRAINË - Intensifikohen sulmet në Ukrainën Lindore, ku forcat e Kievit kanë bombarduar gjatë natës disa zona të Donetskut, bastione të rebelëve pro-Rusë.
Gazetarët në terren raportojnë se është goditur një ndërtesë e banuar e cila është shkatërruar tërësisht, duke lënë të plagosur disa njerëz.
Rebelët pro-Rusë kanë bërë thirrje për armëpushim dhe ndihmë humanitare për të shmangur një “katastrofë njerëzore” në Donetsk.
Presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko është shprehur se është i gatshëm të lejojë ndihmën humanitare në zonën e mbajtur nga rebelët në Ukrainën Lindore.
Megjithatë Poroshenko ka theksuar se çdo mision ndihme duhet të jetë ndërkombëtar dhe i paarmatosur, si dhe të hyjnë në vend nëpërmjet pikave kufitare të kontrolluara nga Ukraina.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO