KIEV, 5 shtator /ATSH-AFP/ - Plani i paqes për lindjen e Ukrainës duhet të parashikojë tërheqjen e trupave ruse nga territori i saj, deklaroi sot kryeministri ukrainas, Arseni Jaceniuk duke iu kërkuar perëndimorëve të japin garanci për një marrëveshje të tillë.
"Duhet të rivendosim paqen, por jo mbi bazën e një plani të propozuar nga presidenti rus, por në bazë të planit të propozuar nga presidenti ukrainas, që duhet të mbështetet nga SHBA dhe Bashkimi Evropian. Ne nuk mund t'ia dalim vetëm përballë Rusisë", theksoi Jatseniuk.
"Ky plan paqeje duhet të parashikojë një armëpushim, tërheqjen e trupave ruse dhe vendosjen e kontrollin të kufirit", shtoi ai./
/ec/ a.jor.
/Shqiptarja.com