KIEV, 14 korrik /ATSH-AFP/ - Ish-presidenti ukrainas, Viktor Janukovitç vendosi të kontestojë para drejtësisë evropiane sanksionet e ndërmarra kundër tij nga Bashkimi Evropian.
Emri i tij bën pjesë në listën e çështjeve të paraqitura në Gjykatën e Bashkimit Evropian, publikuar në faqen e internetit të Gjykatës. Dy djemtë e Janukovitç, të prekur nga të njëjtat sanksione, kanë paraqitur gjithashtu një ankesë.
Ky është gjithashtu rasti i dhjetëra personaliteteve të tjera ukrainase të përfshirë në të njëjtën listë, veçanërisht ish-kryeministrit, Mykola Azarov dhe djalit të tij.
Më 6 mars, Bashkimi Evropian bllokoi të ardhurat e 18 zyrtarëve ukrainas të ish-regjimit të Viktor Janukovitç. Sipas Këshillit Evropian, që përfshin shtetet anëtare, këta zyrtarë ishin identifikuar si të përfshirë në akuzat për shpërdorim të fondeve publike.
Viktor Janukovitç vendosi të largohej nga vendi pas vdekjes së dhjetëra manifestuesve në Kiev më 20 shkurt pas përplasjeve me policinë./
/ec/