Në terren, bombardimet e reja në Donetsk, bastion kryengritës, kanë shkaktuar vdekjen e katër personave, duke e dobësuar edhe më shumë armëpushimin e arritur më 5 shtator mes Kievit dhe rebelëve prorusë për t'i dhënë fund pesë muajve konflikt që ka bërë më shumë se 2 700 të vdekur.
Ligji mbi një status të veçantë të rajoneve të Donetskut dhe Luganskut, që nuk pranohet nga rebelët që kërkojnë pavarësinë e tyre, dhe organizimi i zgjedhjeve lokale figurojnë në protokollin e armëpushimit të 5 shtatorit të nënshkruar në Minsk.
Teksti u miratua nga 277 deputetë. Kievi parashikon ngritjen e një qeverie autonome provizore tre vjeçare duke filluar nga miratimi i këtij teksti dhe zgjedhjeve më 7 dhjetor në nivlin e distrikteve dhe të këshillave bashkiakë në rajonet e Donetskut dhe Luganskut./
/G.S/