Kio listë, përbërja e së cilës nuk është publikuar, duhet të bëht e vlefshme nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe më pas të miratohet të marten në Parlament.
"Sanksionet mund të përkthehen me ndalimin e hyrjes ne vend dhe bllokim të të ardhurave", theksoi Arseni Jaceniuk gjatë një conference për shtyp.
Shefi i qeverisë ka cituar gjithashtu ndalimin e tranzitimit të burimeve natyrore, ndërkohë që gati gjysma e gazit rus i konsumuar në Evropë kalo nga territory ukrainas.
Pas rrëzimit të avionit të kompanisë "Malaysia Airlines", i goditur më 17 korrik në zonë rebele, qeveria ukrainase kishte vendosur të krijonte një komitet të ngarkuar me përgatitjen e sanksioneve kundër Rusisë dhe kundër qytetarëve ruse që mbështesin kryengritësit./ATSH/