Ukrainë, kryeministri Yatseniuk
jep dorëheqjen: Shkak kriza politike
Kryeministri ukrainas, Arseny Yatseniuk, ka dhënë dorëheqjen këtë të dielë. Lajmin e ka njoftuar vetë kreu i qeverisë, i cili ka deklaruar se të martën në 12 prill, do të dërgojë dorëheqjen në Parlament. Pas kësaj dorëheqje, kompetencat e kryeministrit të Ukrainës i kanë kaluar kryetarit të Kuvendit, Volodimir Groysman.
Kryeministri ukrainas, Arseny Yatseniuk, ka dhënë dorëheqjen këtë të dielë. Lajmin e ka njoftuar vetë kreu i qeverisë, i cili ka deklaruar se të martën në 12 prill, do të dërgojë dorëheqjen në Parlament. Pas kësaj dorëheqje, koalicioni qeverisës pritet të mbështesë si kryeministër të ardhshëm, kryetarin e Kuvendit, Volodimir Groysman.
Kryeministri në detyrë, Yatsenyuk i ka rezistuar presionit politik për të dhënë dorëheqjen, ndërsa në muajin shkurt fitoi edhe një mocion mosbesimi ndaj tij. Por, një krizë politike e stërzgjatur në Ukrainë, do të vononte dhënien e ndihmës prej 17.5 miliardë dollarë nga FMN.
"Kam marrë vendimin për të dhënë dorëheqjen si kryeministër i Ukrainës. Të martën, në 12 prill, kërkesa ime do të paraqitet në parlament", tha Yatseniuk në një dalje televizive.
"Kriza politike në vend u krijua artificialisht. Dëshira për të ndryshuar një person ka verbuar politikanët si dhe ka paralizuar vullnetin e tyre politik për ndryshim të vërtetë", tha ai.
Forca politike e Presidentit, Petro Poroshenko (BPP) dhe partia e Yatsenyuk, Fronti Popullor, pritet të njoftojnë formimin e një koalicioni të ri javën e ardhshme.
Yatseniuk tha se partia e tij ishte e angazhuar të vazhdimësinë e koalicionit dhe u shpreh se do të mbështesë një qeveri të re të kryesuar nga kryetari i Kuvendit, Groysman.
"Ne nuk mund të lejojmë një krizë ne ekzekutivin qeverisës, gjatë kësaj kohe lufte për Ukrainën. Kjo do të jetë e pashmangshme, nëse pas kësaj dorëheqje një qeveri e re e Ukrainës nuk është zgjedhur", tha ai.
Fraksioni i BPP të Presidentit Petro Poroshenko ka emëruar Volodymyr Groysman në postin e Kryeministrit.
"
Duke bërë gjithçka për të siguruar stabilitetin dhe vazhdimësinë e kursit tonë, unë deklaroj vendimin tim për të transferuar kompetencat dhe përgjegjësitë e kreut të qeverisë së Ukrainës, kryetarit të Kuvendit", tha Yatsenyuk.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
72.1%
-
Jo
24.5%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1833
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15