Kryeministri i republikës së vetë-shpallur të Donetskut deklaroi sot se është gati për një armëpushim nëse ushtria ukrainase ndërpret ofensivën kundër këtij bastioni të separatistëve prorusë të rrethuar dhe, sipas tij, buzë një katastrofe humanitare.

"Ne jemi gati për një armëpushim për të mënjanuar një katastrofë humanitare në Donbas. Por nëse ushtria ukrainase vazhdon sulmin e saj, ne do të vazhdojmë të luftojmë cilido qoftë raporti i forcave", deklaroi Alexandre Zakhartchenko në një komunikatë.

Donetsku, qyteti më i madh në rajonin e pasur me miniera të Donbasit, është prej shumë ditësh teatri i luftimeve intensive mes separatistëve dhe forcave ukrainase.
Sipas bashkisë, një predhë ra sot mbi një godinë në jugperëndim të qytetit, duke vrarë një civil./ATSH/